Jasharaj pas incidentit: Një prind deshi të më sulmojë, ishte tendencioze - NACIONALE

Jasharaj pas incidentit: Një prind deshi të më sulmojë, ishte tendencioze

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj për Gazeta Blic ka thënë se një prind ka dashur ta sulmojë gjatë një tubimi në një shkollë në Prishtinë.

Jasharaj ka thënë se kishte një tendencë për sulm ndaj tij, mirëpo theksoi se “aty i kisha shoktë”.

Një prind deshi të më sulmojë, ishte tendencioze – mund të sulmohem edhe në rrugë”, ka thënë ai.

Ai është shprehur i frikësuar se raste të tilla mund t’i ndodhin edhe në rrugë apo në vizita të tjera.

"Rastet të tilla mund të më ndodhin edhe në rrugë dhe në vizitat tjera qē do të kemi në shkolla”, ka thënë ai.

Kutjojmë se SBASHK-u nuk është tërhequr nga greva.

Lajme të ngjashme