Janjiq paralajmëron se ShBA do të paraqesë dokument zyrtar për njohje të ndërsjellë Kosovë – Serbi - NACIONALE

Janjiq paralajmëron se ShBA do të paraqesë dokument zyrtar për njohje të ndërsjellë Kosovë – Serbi

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Eksperti i politikave për Ballkanin Perëndimor, Dushan Janjiq, ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të prezantojnë në mars ose prill një dokument zyrtar që parasheh njohjen reciproke mes Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur në podkastin DLZ, Janjiq theksoi se dokumenti nuk do të jetë një non-paper, por një draft-marrëveshje formale, gjë që sipas tij ka shkaktuar shqetësim te pala serbe.

Ai shtoi se puna për këtë dokument po zhvillohet në nivelet më të larta politike dhe se një nga pikat kyçe është njohja e ndërsjellë.

Janjiq kritikoi institucionet serbe, duke vënë në pikëpyetje rolin e administratës dhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë në raport me këtë proces.

Sipas tij, frika e Beogradit lidhet pikërisht me faktin se këtë herë nuk bëhet fjalë për një dokument joformal, por për një marrëveshje serioze që pritet të dalë publikisht brenda pak muajsh.

Lajme të ngjashme