“Jam i shqetësuar, vendim i papranueshëm”: Deputeti gjerman i reagon Qeverisë për vendimin ndaj Klan Kosovës - NACIONALE

“Jam i shqetësuar, vendim i papranueshëm”: Deputeti gjerman i reagon Qeverisë për vendimin ndaj Klan Kosovës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Vendim të papranueshëm”, e ka quajtur deputeti i Bundestagut, Thomas Hacker, vendimin e rinuar për pezullimin e çertifikatën e biznesit për Klan Kosovën. Deputeti shton se kjo do të lë pasoja në raportet për lirinë e medias në Kosovë, derisa është shprehur “i shqetësuar” me këtë vendim të paprecedentë nga qeveria kosovare.

Jam i shqetësuar rreth suspendimit të sërishëm të çertifikatës së biznesit të Klan Kosovën nga Agjencioni për Regjistrim të Bizneseve. Është një vendim i papranueshëm që mund të pengojë përmirësimin mbresëlënës të Kosovës në lirinë e medias”, ka shkruar Hackeri.

Lajme të ngjashme