“Jam bërë si personazhet e mi”, Fevziu rrëfen bisedën e tij të fundit me Kadarenë - NACIONALE

“Jam bërë si personazhet e mi”, Fevziu rrëfen bisedën e tij të fundit me Kadarenë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i njohur shqiptar Blendi Fevziu ka rrëfyer takimin e tij të fundit me Ismail Kadarenë, ikonën e njohur të letërsisë shqiptare që u nda nga jeta më 1 korrik të këtij viti.

“Jam bërë si personazhet e mi”, ka qenë përgjigjja e Kadaresë sipas Fevziut kur e ka pyetur për gjendjen e tij.

“Herën e fundit e kam takuar diku në fund të marsit. Nuk ishte mirë, kishte një lloj hije mortore. Në fakt, edhe biseda ishte e tillë. I thash Ismail, si je?, tha s’jam mirë. Jam bërë si personazhet e mi. I thash asnjë nga personazhet e tu nuk e arrin dot as ti e asnjë nga ne, kështu që rri i qetë për këtë gjë. Refuzonte të fliste. Nuk donte të fliste shumë. Ishte më i ngadalshëm.” - tha Fefziu.

@rtshqiptar Blendi Fevziu tregon takimin e fundit me Kadarenë: Më tha "jam bërë si personazhet e mi" #rtsh #ismailkadare #blendifevziu ♬ original sound - Radiotelevizioni Shqiptar

Lajme të ngjashme