Izreali thotë se mbetet i fokusuar në mijëra objektiva të mundshëm brenda Iranit
Izraeli deklaroi të dielën se ushtria e tij mbetet e fokusuar në mijëra objektiva të mundshëm brenda Iranit. Ndërkohë, Teherani ka lëshuar një paralajmërim të ashpër për vendet fqinje kundër përfshirjes së mëtejshme në këtë luftë rajonale që po zgjerohet me shpejtësi.
Teherani pretendon se ka "prova të mjaftueshme" që bazat ushtarake amerikane në territoret fqinje po përdoren për të nisur sulmet e vazhdueshme ajrore, shkruan The Guardian.
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Gjeneral Brigade Effie Defrin, theksoi: "Kemi ende mijëra objektiva në Iran dhe po identifikojmë të rinj çdo ditë."
Në përgjigje të ofensivës, Irani ka vazhduar të kërcënojë Ngushticën e Hormuzit, një korridor kritik energjetik ku kalon 20% e naftës dhe gazit botëror.
Ndërkohë që Trump kërkon një koalicion ndërkombëtar për të siguruar rrugën detare, ministri i jashtëm iranian Abbas Araghchi, gjatë një bisede me homologun e tij francez Jean-Noel Barrot, u bëri thirrje shteteve të tjera "të përmbahen nga çdo veprim që mund të çojë në përshkallëzimin dhe zgjerimin e konfliktit".