Izraelit i vriten një komandant e dy ushtarë nga një shpërthim në Gaza - NACIONALE

Izraelit i vriten një komandant e dy ushtarë nga një shpërthim në Gaza

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një komandant dhe dy ushtarë u vranë gjatë luftimeve në jug të Rripit të Gazës, tha të martën ushtria izraelite.

Vdekjet e së hënës e çuan në 232 numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë izraelitë që nga fillimi i ofensivës tokësore në Gaza para gati katër muajve, raporton gazeta “The Times of Israel”.

Në njotim thuhet se tre të vrarët janë:

Nënkolonel (rezervist) Netanel Yaacov Elkouby, 36 vjeç, nga Haifa, komandant i Batalionit të 630-të të Brigadës së Divizionit Jugor;

Major (rezervist) Yair Cohen, 30 vjeç, nga Ramat-Gani, komandant kompanie në detyrë në Batalionin e 630-të të Brigadës së Divizionit Jugor; dhe

Rreshter i Klasës së Parë (rezervist) Ziv Chen, 27 vjeç, nga Kfar-Saba, nga Batalioni i 630-të të Brigadës së Divizionit Jugor.

Sipas burimeve ushtarake, të tre ushtarët u vranë, kur një mjet shpërthyes u aktivizua në një ndërtesë ku ndodheshin ata, në lindje të qytetit Khan Younis, ku janë përqendruar luftimet javëve të fundit.

Në një deklaratë, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit shtuan se dy ushtarë të tjerë të Batalionit të 630-të u plagosën seriozisht në betejën e njëjtë.

Lajme të ngjashme