Florin Krasniqi: U kërkoj falje njerëzve që i kam çu në VV - NACIONALE

Florin Krasniqi: U kërkoj falje njerëzve që i kam çu në VV

1 vit më parë

nga Lirim Krasniqi

Ish-deputeti I VV-së, Florin Krasniqi, ishte i ftuar në emisionin Depat Plus në Dukagjin.

Ai ka thënë se ne si shtet nuk do të mund të ekzistonim, dhe relacionet me SHBA-të janë duke drgraduar. Sipas tij, është mrekulli që jemi bërë shtet, dhe meqë kjo ka ndodhur falë Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ne nuk mund t'i shesim asaj mend, dhe çdo moment që kjo qeveri mban këtë relacion me Amerikën, cdo orë është e rrezikshme dhe kjo qeveri duhet të shkojë në shtëpi.

Po ashtu ai u ka kërkuar falje njerëzve që ai i ka dërguar në VV, sepse ai nuk e ka ditur që ata do ta sjellin Kosovën deri në këtë pikë ku është sot.

"Iu kerkoj falje njerezve qe i kam cu ne VV, sepse nuk e kam dit qe keta e bijne Kosoven ne kete situate", ka thënë Krasniqi në Debat Plus.

Po ashtu ai ka thënë kur dikush të pret te shkallët, nuk është diçka e mirë, sepse kur dikush të pret mirë të pret te oxhaku jo te shkallët, duke aluduar për fotografinë e Albin Kurtit që është pritur nga Soloman. /Nacionale/

Lajme të ngjashme