Istog: I mituri nuk i ndalet Policisë, bashkë me nënën ofendojnë e kanosin zyrtarët policorë
Një rast i tmerrshëm është raportuar në Istog.
Atje një i mitur nuk i është ndalur Policisë, dhe më pas bashkë me nënën kanë kanosur zyrtarët policorë.
SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR
Rr. 20 Qershori, Istog 09.11.2025 – 22:22. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi që më veturën nuk i është ndalur zyrtareve policor dhe pasi është ndaluar i njëjti ka ofenduar dhe kanosur zyrtarët. Gjatë arrestimit një zyrtarë ka pësuar lëndime, ndërsa nëna e të dyshuarit, i kishte penguar zyrtarët policorë. Zyrtari policor ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.