Ishte zhdukur në fshatin Jezercë të Ferizajt, gjendet shtetasi i Shqipërisë - NACIONALE

Ishte zhdukur në fshatin Jezercë të Ferizajt, gjendet shtetasi i Shqipërisë

6 muaj më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje është gjetur personi, i cili ishte zhdukur në fshatin Jezercë të Komunës së Ferizajt.

Policia ka bërë me dije personi në fjalë është gjetur në fshatin Budakovë të Suharekës.

Sipas policisë, ai është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim dhe ndihmë mjekësore.

“Ndërsa, sot më datë 23.01.2026, rreth orës 15:30, një qytetar ka kontaktuar Qendrën e Komunikimit Rajonal në Ferizaj, duke njoftuar se kishte hasur një person në fshatin Budakovë të Suharekës, në afërsi të vendit të quajtur “Gurra e Kadisë”. Pas verifikimeve, është konstatuar se bëhej fjalë për personin, S.P, i cili ishte në kërkim dhe menjëherë është transportuar në Qendrën Emergjente në Ferizaj për trajtim dhe ndihmë mjekësore”, është thënë në njoftimin e policisë.

Lajme të ngjashme