Ishte sulmuar fizikisht para katër ditëve, vdes nga lëndimet një burrë në Shtërpcë - NACIONALE

Ishte sulmuar fizikisht para katër ditëve, vdes nga lëndimet një burrë në Shtërpcë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka vdekur personi që po trajtohej nga lëndimet që kishte marrë më 8 dhjetor si pasojë e një sulmi fizik nga një burrë tjetër në Shtërpcë.

Policia ka konfirmuar se ka arrestuar të dyshuarin dhe i njëjti është dërguar në mbajtje.

Raporti i plotë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR ME PASOJË VDEKJE

Shtërpcë / 10.12.2023 – 17:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që më datë 08.12.2023 kishte sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar. Viktima ka qenë në tretman mjekësor dhe më datë 12.12.2023 është konfirmuar se si pasojë e lëndimeve viktima ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme