Ish-ministri Mehaj shprehet i lumtur që Kosova ka nënshkruar marrëveshje për sigurinë me ShBA-në
Ish-ministri, Armend Mehaj është shprehur i lumtur pasi që kryeministri i Kosovë, Albin Kurti dhe Ambasadori i ShBA-vë, Jeff Hovenier kanë nënshkruar marrëveshje mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar.
Mehaj është shprehur se kjo marrëveshje është me shumë rëndësi për sigurinë kombëtare si dhe institucionet e sigurisë.
Ai tutje ka thënë se kjo marrëveshje njëkohësisht konfirmon standardet më të larta të respektimit të parimeve demokratike për ruajtjen dhe qasjen në informacionin e klasifikuar.
Postimi i plotë:
Pas një pune dhe përkushtimi disavjeçar, i lumtur të shoh jetësimin formal të Marrëveshjes e cila u nënshkrua sot, ndërmjet Qeverisë së Republikes se Kosovës dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Marëveshja mbi masat e sigurisë me qëllim të mbrojtjes së informacionit të klasifikuar është marrëveshje me shumë rëndësi për sigurinë kombëtare si dhe institucionet e sigurisë, e cila njëkohësisht konfirmon standardet më të larta të respektimit të parimeve demokratike për ruajtjen dhe qasjen në informacionin e klasifikuar, të përkthyera në legjislacionin e Kosovës.
