Ish-kryeshef i PTK-së: Telekomi ka nevojë për njerëz që dinë ta rikthejnë suksesin, jo manipulime politike
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka folur sot në një konferencë për media pas vizitës në Telekom.
Mes tjerash, teksa flite për ndihmat që qeveria synon t'i bëjë brenda periudhave të caktuara, ka shtuar se nga viti i ardhshëm Vala do të jetë e Kosovës dhe jo e Monakos.
Veç kësaj, janë paraparë edhe 13 milionë shtesë për ta ndihmuar kodin telefonik të Kosovës.
“Për periudhën e tanishme, pra të menjëhershme, jemi duke shikuar mundësitë që të ndihmojmë Telekom-in për të përballuar investimet kapitale për shtrirjen e rrjetit në komunat veriore të Kosovës. Në vlerë prej rreth 1 milion euro, kjo është diçka që do të tentojmë të bëjmë brenda javëve në vijim.
Ndërsa, sa i përket vitit të ardhshëm, po flasim për një shumë prej 13 milionë eurove. Kjo kuptohet, do të shfrytëzohet nga Telekomi. Sigurisht që këto duhet të kombinohen zyrtarisht dhe proceduralisht, mirëpo vullneti politik ekziston që Telekomi të mbështetet me më së paku 13 milionë euro për migrimin në kodin telefonik të Kosovës nga kodi i Monakos, si dhe modernizimin e rrjetit”, ka thënë ndër të tjerash Rizvanolli para gazetarëve.
Pas kësaj, ka reaguar Shyqyri Haxha, ish-kryeshef i PTK-së, i cili ka thënë se deri me tash kjo qeveri ka investuar pothuajse mbi 20 milion dhe jane larguar nga puna mbi 400 punonjës, ndërsa gjatë kohës së tij, Haxha pretendoi se janë dhënë 400milion dividenë dhe janë punësuar mbi 1200 puntorë.
Ai tha se telekomit i duhen njerëz qe dinë ta ri kthejnë në suksese, e jo manipulime politike e mohim të së kaluarës.