Ish-kancelari gjerman, Schröder, e padit Bundestag-un për t’i kthyer privilegjet - NACIONALE

Ish-kancelari gjerman, Schröder, e padit Bundestag-un për t’i kthyer privilegjet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-kancelari i Gjermanisë, Gerhard Schröder, i cili është përqeshur në vendin e tij për shkak të pikëpamjeve pro-ruse, ka paraqitur një padi kundër dhomës së ulët të parlamentit gjerman, Bundestag, me të cilën synon që t’i kthejë privilegjet që i gëzonte.

Lobuesit 78-vjeçar iu hoq në maj e drejta për të pasur zyrë të financuar nga fondet publike pas pakënaqësisë për refuzimin e tij që të distancohej nga presidenti rus, Vladimir Putin, pas fillimit të luftës në Ukrainë.

Avokati i tij, Michael Nagel, i tha të premten agjencisë gjermane të lajmeve, DPA, se ai ka bërë padi në gjykatën administrative të Berlinit. I kontaktuar nga agjencia “Reuters”, Bundestagu nuk pati koment të menjëhershëm.

Në padinë që e ka parë agjencia DPA huhet se vendimi për ta mbyllur zyrën e Schröder-it dhe vendosjen e stafit në vende të tjera pune “të kujton më shumë një shtet absolutist në mënyrën se si është bërë kjo” dhe nuk duhet të lejohet që të qëndrojë në një shtet demokratik e kushtetues.

Lajme të ngjashme