Ish-aktivisti i LV-së: Kurrë s’kam besuar se Kurti ka frikë me dalë para gazetarëve
Ish-kandidati i LV-së për deputet, Liri Loshi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se po e kopjon ish-kryeministrin Hshim Thaçi.
Ai ka thënë se Thaçi kur ndodhej në vështirësi, para mediave nxirrte Hajredin Kuçin dhe Enver Hoxhajn.
Sipas tani, tani kur Kurti po gjendet në pozitë të njëjtë, ai para mediave po e nxjerr Besnik Bislimin.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kurrë nuk ka besuar se Kurti ka frikë me dalë para gazetarëve.
“Kur e kishte ngusht Hashim Thaçi e qitke në media herë Hajrerdin Kuqin e e herë Enver Hoxhajn me na ba mjegull para syve. Albin Kurti po e qet herë Besnik Bislmin e herë Arben Mujën! Kurrë s’kam besuar se Albin Kurti ka aq frikë me dalë n’debat para gazetarëve! Thjesht, kam menduar se Kurti asht njeri i ditur, transparent dhe i guximshëm. Për fat të keq, nëse bëjmë krahasime, çdo kryeministër tjetër ka qenë më transparent se Albin Kurti. Si njeri që jam marrë bukur gjatë dhe seriozisht me informimin, jam shumë i befasuar!”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se Kurti duhet të marr mësim nga Edi Rama.
“Si shpjegohet fakti se qeveria transmeton live mbledhjet e veta, që nuk është diçka e domosdoshme, kurse nuk është e hapur për mediat, që është një gjë e domosdoshme?! Përderisa Edi Rama pothuaj se nuk injoron asnjë ftesë të mediave (televizioneve) për debat, Albin Kurti nuk denjon të marrë pjesë as edhe në një debat të vetëm, edhe pse televizionet kryesore në vend janë proqeveritare, si për shembull, RTK-ja, TV Dukagjini, KTV etj? Një kryemnistër nuk bën t’i injorojë mediat e shtetit që drejton. Mosrespekti ndaj mediave është mosrespekt ndaj qytetarëve. Unë këtë mbyllje të Albin Kurtit për publikun, thjesht, nuk e kuptoj”, ka shkruar ai.