Iranianët formojnë zinxhirë njerëzorë në ura dhe centrale eletrike pas kërcënimeve të Trump - NACIONALE

Iranianët formojnë zinxhirë njerëzorë në ura dhe centrale eletrike pas kërcënimeve të Trump

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Protestues në qytete të ndryshme të Iranit kanë formuar zinxhirë njerëzorë përgjatë urave dhe rreth centraleve elektrike, pas kërcënimeve të presidentit amerikan Donald Trump për të shkatërruar infrastrukturën e vendit, raportoi The New York Times, duke iu referuar videove dhe fotografive të publikuara nga mediat shtetërore dhe lokale iraniane.

Pamjet e shpërndara nga disa zona të vendit tregojnë turma të mbledhura pranë objekteve strategjike, ku shumë prej tyre mbanin flamurin e Republikës Islamike të Iranit ose postera të Ajatollah Ali Khameneit, udhëheqësit suprem, i cili u vra në sulmet e para të luftës SHBA-Izrael.

Në qytetin perëndimor të Kermanshahut, fotografi të publikuara nga agjencia gjysmëzyrtare Mehr tregojnë protestues përpara një centrali elektrik me një pankartë ku shkruhej: “Sulmet ndaj infrastrukturës elektrike konsiderohen krim lufte.” Në veri të vendit, protestues të mbledhur përpara centralit elektrik të Semnanit dëgjohen në një video të publikuar nga gazeta reformiste Shargh duke thirrur: “Vdekje Amerikës. Vdekje Izraelit.”

Lajme të ngjashme