Irani e ekzekuton me varje mundësin 19-vjeçar, u shpall fajtor për vrasje të policëve
Irani ka ekzekutuar një anëtar të ri të ekipit të vet kombëtar të mundjes, i cili akuzohej për pjesëmarrje në protestat kundër pushtetit, sipas televizionit “CBS News”.
Para se të shpërthente lufta në Iran pas sulmeve amerikano-izraelite të 28 shkurtit, protestues të shumtë kishin dalë rrugëve. Protestat ishin kundër rritjes së kostos së jetesës si dhe kundër regjimit të klerikëve të udhëhequr nga atëherë lideri suprem, Ayatollah Ali Khamenei, i cili u vra, raporton televizioni BBC.
Televizioni “CBS News” raporton se Saleh Mohamadi, anëtar i ekipit iranian të mundjes, u ekzekutua të enjten, pasi ishte akuzuar për vrasje të oficerëve policorë gjatë protestave të janarit.
Mohammadi, i cili sapo kishte mbushur 19 vjet jetë, u ekzekutua bashkë me dy të dënuar të tjerë.
Organizata “Amnesty International” ishte përpjekur që ta parandalonte ekzekutimin e të riut, duke thënë se Mohammadi dhe protestuesit e tjerë të akuzuar ishin ballafaquar me gjyqe të padrejta e të përshpejtuara.