“Investitorët e Zvicrës duan garanci ligjore”: A ishte ky mesazh për qeverinë nga ambasadori zviceran? - NACIONALE

“Investitorët e Zvicrës duan garanci ligjore”: A ishte ky mesazh për qeverinë nga ambasadori zviceran?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Garanci ligjore është njëra nga kërkesat kryesore që po kërkojnë investitorët zviceranë.

Kështu bëri të ditur ambasadori i Zvicrës në Kosovë, Jurg Sprecher.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme të kemi rolin e garancive ligjore për investimet dhe që ne shohim se Zvicra është investimi i dytë i rëndësishëm në vend dhe ajo që dëgjoj nga komuniteti i biznesit është shumë e rëndësishme të ketë garanci dhe rolin e ligjit”, u shpreh ambasadori.

Ky duket të ketë qenë një mesazhe dhe për Qeverinë e Kosovës.

Kjo pasi Nacionale kohëve të fundit ka raportuar për një kontest mes pronarit të qendrës Orenda dhe ministrisë së Financave lidhur me mbylljen e qendrës.

Pavarësisht interesimit nga Ambasada e Zvicrës, Qeveria e Kosovës nuk i ka kthyer përgjigje zv/ambasadores për muaj me radhë lidhur me mbylljen e kësaj qendre.

Lajme të ngjashme