“Integrimet euroatlantike janë më shumë rend dhe ligj”: Haradinaj qorton qeverinë - NACIONALE

“Integrimet euroatlantike janë më shumë rend dhe ligj”: Haradinaj qorton qeverinë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Rendi dhe ligji nuk kanë alternativë”, ka shkruar Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, por se për shtrirjen e rendit dhe ligit nuk duhet larguar nga integrimet euroatlantike, sepse, sipas tij “e kundërta” është e vërtetë.

Haradinaj ka thënë se rendi dhe ligji në vend konkretizohen në plotninë e tyre kur Kosova të futet kontraktualisht në Aleancën e Atlantikut të Veriut, përkatësisht në NATO.

Reagimi i Haradinajt:

Rendi dhe ligji nuk ka alternativë. Duhet të forcohet në të gjithë vendin, pa përjashtim.

Siguria e përgjithshme lehtëson dhe shpejton rendin dhe ligjin. Siguria dhe stabiliteti, forcon edhe ekonominë.

Kosova në NATO është zgjidhja. Jo anasjelltas.

Jo larg integrimeve euroatlantike për më shumë rend e ligj. E kundërta. Sa më afër integrimeve dhe sa më shpejtë në marrëdhënie kontraktuale me NATO-n, aq më shumë rend dhe ligj, aq më shumë ekonomi.

Lajme të ngjashme