Inspektorati Policor jep detaje për rastin në veri ku zyrtari policor gjuajti me armë vëllezërit e tij - NACIONALE

Inspektorati Policor jep detaje për rastin në veri ku zyrtari policor gjuajti me armë vëllezërit e tij

1 vit më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka ka dhënë detaje për rastin në veri, ku dyshohet se një polic gjuajti me armë në drejtim të vëllezërve të tij.

Nga ky institucion mësohet se IPK është njoftuar për këtë rast dhe se hetuesit janë në vend të ngjarjes.

Tutje bëhet e ditur se veprimet tjera do të ndërmerren në koordinim me prokurorin kompetent.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se IPK është njoftuar për këtë rast dhe se hetuesit tanë janë në vendin e ngjarjes. Veprimet tjera do të ndërmirren në koordinim me prokurorin kompetent dhe autorizimet ligjore të IPK-së”, ka thënë Beka për Express.

Lajme të ngjashme