Inspektorati i Prishtinës rikthen hapësira publike të uzurpuara
Inspektorati i Prishtinës ka ndërprerë punimet dhe ka detyruar palët që të lirojnë dhe kthejnë në gjendjen e mëparshme hapësirat publike të uzurpuara në tentativë për t’i shndërruar në terrasa të bizneseve të tyre, ka njoftuar inspektorati i Kryeqytet.
“Inspektorati i Kryeqytetit, përveç shumë rasteve të tjera, sot gjatë ditës ka ndërprerë punimet dhe ka detyruar palët që të lirojnë dhe kthejnë në gjendjen e mëparshme hapësirat publike të uzurpuara në tentativë për t’i shndërruar në terrasa të bizneseve të tyre”, thuhet në njoftim të IK-së.