Infeksioni Strep A në Angli, shkon në 15 numri i fëmijëve të vdekur
Zyrtarët shëndetësor kanë konfirmuar se numri i fëmijëve nën 15 vjeç që kanë humbur jetën nga sëmundja invazive Step A në Mbretërinë e Bashkuar, ka shkuar në 15.
Deri më tani shifrat e fundit nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) tregonin 13 vdekje të lidhura me infeksionin bakterial, por sipas The Independent tani është bërë e ditur edhe për dy fëmijë të vdekur, një në Irlandën e Veriut dhe një në Uells.
Bakteret e grupit A të streptokokut mund të shkaktojnë shumë infeksione të ndryshme, duke filluar nga sëmundje të vogla deri te sëmundjet vdekjeprurëse. Si simptoma të këtij infeksioni njihen; infeksion në lëkurës impetigo, ethet dhe fyt i skuqur e irrituar.
