Incidenti i mbrëmshëm në debat, Kadriaj kërkon falje: Reagimi im ishte në afekt, por Spahiu e quajti Thaçin "cub"
Analisti i çështjeve ekonomike, Mustafë Kadriaj, ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm në emisionin debatues në “Tëvë1”, ku në momente të fundit u shmang një përplasje fizike me analistin Nexhmedin Spahiu.
Ai ka kërkuar falje për incidentin, duke thënë se veprimi është bërë në gjendje afekti.
Në profilin e tij në Facebook, Kadriaj ka kritikuar gjuhen fyese të Spahiut në raport me ish-presidentin Hashim Thaçi.
“Është njerëzore të kërkosh falje publikut për një sjellje timen dhe jam i gatshëm, nëse kërkohet, t'u kërkoj falje shqiptarëve anë e mbanë, kudo që janë. Pa dyshim që reagimi im ishte në afekt dhe më vjen keq. Po të ishte për mua, nuk do të kishte fare problem. Por të ofendohet një figurë siç është Hashim Thaçi, i cili, me të gjitha të metat që mund t'i ketë si njeri, e ka dëshmuar anën e tij atdhetare dhe për këtë po përballet padrejtësisht në Hagë, ishte e papranueshme për mua”, ka shkruar ai.