Identifikohet edhe i dyshuari i pestë për rastin e dhunimit të 11-vjeçares
Policia e Kosovës përmes një komunikate ka bërë të ditur se ka identifikuar edhe të dyshuarin e pestë për rastin e shumëpërfolur gjatë ditës së sotme, atë të dhunimit të 11-vjeçares.
Sipas së njëjtës komunikatë, raportohet se angazhimi i madh i autoriteteve ka rezultuar me gjetjen, respektivisht identifikimin e tij.
“Lidhur me rastin e “dhunimit” të raportuar dje në Prishtinë, hetues nga drejtoria rajonale e Policisë në Prishtinë gjatë reagimit të shpejt dhe arrestimit të dy (2) personave të dyshuar, në vazhdimësi ka punuar me intensitet të lartë në identifikimin edhe të personave tjerë, hetimin dhe sqarimin e rrethanave të plota të këtij rasti.
Pas hetimeve intensive të kryera nga hetuesit rajonal kompetentë, sot më 29.08.2022 janë arrestuar edhe dy (2) persona të tjerë të dyshuar, përderisa është identifikuar edhe personi i pestë (5) i dyshuar për përfshirje në rastin “dhunim”, thuhet në komunikatë.
Kujtojmë se Nacionale veçse ka publikuar të dhënat e plota për njërin prej të dyshuarve.

