“I kemi ndrru do fjalë të kqija” – Avokatët Alaj dhe Millaku përfundojnë në stacion të policisë, u përleshen të Pallati i Drejtësisë - NACIONALE

“I kemi ndrru do fjalë të kqija” – Avokatët Alaj dhe Millaku përfundojnë në stacion të policisë, u përleshen të Pallati i Drejtësisë

1 orë më parë

nga NACIONALE

Dy avokatë dyshohet se janë përfshirë në përleshje mes vete gjatë ditës së enjte.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë rreth orës 09:30.

Sipas burimeve të Gazetës Nacionale, rasti ka ndodhur në njërën nga kafenetë pranë Pallatit të Drejtësisë, në Hajvali të Prishtinës, dhe bëhet fjalë për avokatët Haxhi Millaku dhe Feim Alaj.

Rastin për Gazetën Nacionale e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prishtinë, Enis Pllana.

Sot, rreth orës 09:30, Policia ka pranuar informatën për një sulm fizik mes dy personave në rrugën “Nekibe Kelmendi” në Prishtinë. Lidhur me rastin, dy persona janë shoqëruar në stacionin policor, ku, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë intervistuar. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit”, ka bërë të ditur Pllana.

Nacionale ka kontaktuar edhe me avokatin Millaku. Ai ka mohuar se ka pasur përleshje fizike, por vetëm verbale.

Ai gjithashtu e ka konfirmuar se që të dy janë intervistuar nga Policia e Kosovës për rastin.

Jo, jo… keqkuptim verbal u kanë, konflikt verbal edhe kurgjo. Jemi kon edhe në stacion, por nuk ka asgjë, konflikt verbal u kon. I kemi ndrru do fjalë të këqija, kurgjo ma shumë as ma pak”, ka thënë Millaku për gazetën.

Nacionale është munduar të marrë edhe një prononcim lidhur me rastin nga avokati Feim Alaj, por i njëjti nuk ka kthyer përgjigje.

Lajme të ngjashme