I jepet lamtumira e fundit ish-kandidatit të AAK-së për deputet - NACIONALE

I jepet lamtumira e fundit ish-kandidatit të AAK-së për deputet

5 muaj më parë

nga NACIONALE

Është varrosur sot ish-kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i cili u gjet i vdekur në një veturë në Veternik dy ditë më parë.

Në ceremoninë e varrim ka marrë pjesë edhe lider i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në profilin e tij në Facebook, ai ua ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të Hoxhës, duke u uruar forcë dhe durim për të përballuar dhimbjen e madhe.

“Lamtumira e fundit për kolegun tonë, Hekuran Hoxhën – Kanin. Familjes Hoxha, miqve dhe kolegëve, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe uroj të gjejnë forcë e durim për ta përballuar këtë dhimbje të madhe. Kani, u prehtë në paqe”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të ngjashme