I goditi me veturë dy persona pastaj doli nga vetura me një kaçavidë në dorë: Detaje nga rasti në Lipjan
Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin ku një person ka goditur qëllimisht me veturë dy persona në Lipjan.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari pasi i kishte goditur, kishte dalë nga vetura me një kaçavidë në dorë dhe ka tentuar të godas njërin nga viktimat e shtrirë në tokë.
“Një nga zyrtarët policor, gjatë ndërhyrjes ka shtënë në ajër dy herë me armë zyrtare, kështu që situata është futur në kontroll.” – thuhet në raport.
Raporti i plotë:
VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/SHKAKTIM I RREZIKUT TË PËRGJITHSHËM
Lipjan 19.02.2024-15:42. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti me veturën e tij ka goditur qëllimisht dy viktimat meshkuj kosovarë, e më pas i dyshuari ka dalë nga vetura me një kaçavidë në dorë dhe ka tentuar të godas njërin nga viktimat e shtrirë në tokë. Një nga zyrtarët policor, gjatë ndërhyrjes ka shtënë në ajër dy herë me armë zyrtare, kështu që situata është futur në kontroll. Viktimat janë dërguar në QKUK- për tretman mjekësor, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.