Humolli paralajmëron largim nga VV-ja e themelim të një tjetër grupi parlamentar
Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmir Humolli, ka paralajmëruar largim nga Grupi Parlamentar i VV-së.
Kjo mund të bëhet realitet nëse veteranët, çështja që ka qenë "mollë sherri" mes tij dhe partisë në pushtet, nuk përfshihen në projektligjin për pagat.
Sipas Humollit, nëse një gjë e tillë ndodh, pra mospërfshirja e veteranëve të luftës në ligjiin për paga, atëherë Humolli do të qëndrojë në Kuvend si i pavarur, me mundësi rishikimi të themelimit të një grupi parlamentar të ri.
“Çështja e veteranëve është në proces. Nuk do të jem pjesë e grupit (v.j. nëse veteranët përjashtohen nga rritja e pagës minimale). Do të jem deputet i pavarur, ashtu siç kam qenë në listën e VV-së si i pavarur dhe nuk i bashkohem asnjë grupi politik. Do të shohim mundësinë për të bërë një grup tonin parlamentar”, ka thënë Humolli për RTV Dukagjinin.
