HRW: Ukrainasit po transferohen me forcë në Rusi - NACIONALE

HRW: Ukrainasit po transferohen me forcë në Rusi

3 vjet më parë

nga Miranda Shala

Një raport i ri nga Human Rights Watch ka gjetur se forcat ruse janë duke transferuar civilët ukrainas me forcë për në Rusi.

Në raportin prej 71 faqesh, organizata zbuloi se civilët, përfshirë ata që përpiqeshin të iknin nga lufta, po zhvendoseshin në Rusi ose në territoret e kontrolluara nga Rusia në Ukrainë kundër vullnetit të tyre.

Si pjesë e raportit, Human Rights Watch intervistoi 54 persona që shkuan në Rusi ose që kishin familje dhe miq te të cilët ishin transferuar.

Nga raporti u zbulua se shumica e personave ishin zhvendosur nga qyteti port jugor i Mariupolit dhe disa ishin transferuar nga zona e Kharkiv-it, në verilindje të Ukrainës.

Lajme të ngjashme