Hoxhaj për protestat në Shqipëri: Përpjekjet për të nxitur ndarje dhe antagonizëm mes shqiptarëve nuk i shërbejnë askujt - NACIONALE

Hoxhaj për protestat në Shqipëri: Përpjekjet për të nxitur ndarje dhe antagonizëm mes shqiptarëve nuk i shërbejnë askujt

2 orë më parë

nga NACIONALE

Ish-kryediplomati i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me zhvillimet dhe protestat në Shqipëri, duke thënë se ato janë çështje të brendshme që duhet të adresohen nga institucionet demokratike të shtetit shqiptar.

“Zhvillimet dhe protestat në Shqipëri janë çështje të brendshme që duhet të trajtohen nga institucionet demokratike dhe mekanizmat kushtetues të shtetit shqiptar”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Sipas tij, Shqipëria ka shënuar arritje të rëndësishme në rrafshin euroatlantik dhe ndërkombëtar.

“Shqipëria e sotme është anëtare e NATO-s, ka hapur negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka forcuar rolin e saj ndërkombëtar dhe ka dëshmuar se mund të jetë faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon”, ka shkruar ai.

Hoxhaj ka shtuar se këto arritje nuk duhet të nënvlerësohen apo të vihen në rrezik.

“Këto janë arritje që nuk duhet të nënvlerësohen dhe as të rrezikohen nga aventura politike që nuk ofrojnë zgjidhje, por prodhojnë tensione dhe përçarje”, ka deklaruar ai.

Në reagimin e tij, Hoxhaj ka paralajmëruar edhe kundër përpjekjeve për nxitje të ndarjeve mes shqiptarëve.

Në fund, Hoxhaj ka bërë thirrje për maturi dhe përgjegjësi, duke e cilësuar një Shqipëri të qëndrueshme dhe euroatlantike si interes të çdo shqiptari.

Lajme të ngjashme