Hoxhaj nga Prizreni në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë: “Në emër të popullit, shpalleni të pafajshëm!”
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, mik dhe bashkëpunëtor i ngushtë i ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka publikuar një video nga tubimi i mbajtur sonte në Sheshin “Shatërvan” në Prizren, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Aktiviteti është organizuar nën moton “Liria ka emër – Ora e pritjes, Kosova po pret”, ndërsa Hoxhaj ka përcjellë një mesazh për drejtësinë ndërkombëtare.
“Në emër të popullit, shpalleni TË PAFAJSHËM!”, ka shkruar Hoxhaj krahas videos.
Tubimi është mbajtur në kuadër të aktiviteteve në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe në pritje të vendimit ndaj tyre në Hagë.