Hoxhaj: Nga një shtet i cili ishte faktor paqeje dhe stabiliteti, Kosova po shndërrohet në një konsumues të sigurisë - NACIONALE

Hoxhaj: Nga një shtet i cili ishte faktor paqeje dhe stabiliteti, Kosova po shndërrohet në një konsumues të sigurisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ka bërë thirrje për anëtarësimin e Kosovës në NATO, duke e konsideruar si një hap kyç për të siguruar paqen dhe stabilitetin në rajon. Në Konferencën e 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Hoxhaj ka shprehur bindjen se Kosova duhet të pranojë ftesën për anëtarësim në aleancën më të fuqishme të botës.

Në fjalën e tij para pjesëmarrësve të konferencës, përfshirë politikanë, ushtarakë, deputetë dhe diplomatë, Hoxhaj ka theksuar se tensionet në rajon nuk janë vetëm pasojë e luftës në Ukrainë, por edhe për shkak të mosnjohjes së Kosovës nga Serbia dhe mosanëtarësimit të saj në OKB.

Hoxhaj ka theksuar se nga një shtet i cili ishte faktor paqeje dhe stabiliteti më 2008 dhe nga një eksportues i sigurisë, Kosova është duke u shndërruar në një konsumues të sigurisë, si pasojë e kërcënimeve nga ana e Serbisë dhe gabimeve strategjike të Qeverisë së Kosovës.

Lajme të ngjashme