Hoxhaj i reagon Rizvanollit: Qeveria Kurti në vazhdimësi ka refuzuar projekte strategjike të rrymës
Ish-kryediplomati Enver Hoxhaj i ka reaguar ministres në detyrë, Artane Rizvanolli, lidhur me gazin amerikan.
Rizvanolli tha sot se Qeveria nuk po e refuzon gazin amerikan, por se Kosova ka rezerva të qymyrit që i garantojnë, sipas saj, energji të lirë, edhe pse deri më tani Kosova ka importuar me shumicë energji elektrike, ndërsa qytetarëve u ka kushtuar me shtrenjtim të rrymës.
Hoxhaj, në reagimin e tij, tha se Qeveria Kurti në vazhdimësi ka refuzuar projekte strategjike në sektorin e energjisë.
“Më 2019, Qeveria Kurti anuloi projektin e Kosovës me ContourGlobal. Më 2021, refuzoi projektin amerikan të gazit, të mbështetur nga SHBA. Sot po refuzon edhe një mundësi tjetër për t’u kyçur në korridoret e gazit amerikan, duke u rikthyer sërish te i njëjti argument: qymyri”, ka shkruar Hoxhaj.
Reagimi i plotë i Hoxhajt: