Hoxha: Macroni mendon se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë zgjidhet po të armatoset Serbia - NACIONALE

Hoxha: Macroni mendon se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë zgjidhet po të armatoset Serbia

1 vit më parë

nga NACIONALE

Elvis Hoxha, aktivist i njohur i VV-së nga Shqipëria, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

Në shkrimin e tij, Hoxha ka theksuar se është “disi e vështirë të kuptosh strategjinë e presidentit Macron”.

Madje, anëtari i Kryesisë së VV-së ka vlerësuar se Macroni ka një “teori magjike për stabilitetin në Ballkan”.

“Është disi e vështirë të kuptosh strategjinë e presidentit Macron. Ai ka një teori magjike për stabilitetin në Ballkan. Ai mendon se normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, si dhe stabiliteti i Ballkanit, zgjidhet po të armatosur Serbia e Vuçiçit me avionë lufte” – ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme