Hovenier: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zvogëlojë interesimin e SHBA-së për Kosovën - NACIONALE

Hovenier: Refuzimi i ofertës së Trumpit për gazin mund të zvogëlojë interesimin e SHBA-së për Kosovën

2 muaj më parë

nga NACIONALE

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vlerësuar se administrata e presidentit Donald Trump ka ndërtuar një qasje transaksionale në raport me partnerët ndërkombëtarë, duke favorizuar bashkëpunimin me vendet që tregojnë gatishmëri për marrëveshje dhe partneritet.

Në një intervistë për emisionin “Rubikon”, që do të transmetohet pas edicionit qendror të lajmeve në Klan Kosova, Hovenier tha se Kosova duhet t’i përgjigjet pozitivisht ofertave amerikane, veçanërisht në sektorin energjetik, nëse synon të ruajë vëmendjen dhe mbështetjen e Uashingtonit.

“Administrata e Trumpit ka treguar se funksionon mbi bazën e marrëveshjeve. Nëse jeni të gatshëm për bashkëpunim, ecni përpara; nëse jo, atëherë konsiderohet se nuk ka interes. Nëse Kosova nuk i përgjigjet ofertës së administratës Trump për gazin e lëngshëm natyror (LNG), ekziston rreziku që SHBA-ja të humbasë edhe më shumë interes për Kosovën. Çdo hap që forcon partneritetin energjetik dhe angazhimin në dialog e konsolidon Kosovën si partnere të besueshme, ndërsa veprimet në drejtim të kundërt mund të zhvendosin këtë potencial diku tjetër”, deklaroi Hovenier.

Lajme të ngjashme