Hovenier e takon “Grupin e Unitetit” me ish-këshilltarin e Ahtisaarit
Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier ka bërë të ditur për një takim midis “Gupit të Unitetit” që kanë qenë të përfshirë në bisedimet për pavarësi, dhe ish-këshilltarit të Marti Ahtisaarit.
Hovenier njoftimin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në tëitter.
“Ne diskutuam për punën punën tonë kolektive në 2006-07 dhe përkushtimin tonë për suksesin e vazhdueshëm të Kosovës”, ka shkruar diplomati amerikan.
Ky është takimi i dytë i ambasadorit amerikan, Hovenier, me ish-negociatorët për pavarësinë e Kosovës.