Hoti: Projektligji për marzhat tregtare do t`i falimentojë tregtarët e vegjël dhe të mesëm - NACIONALE

Hoti: Projektligji për marzhat tregtare do t`i falimentojë tregtarët e vegjël dhe të mesëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar dy projektligjet e Qeverisë të cilat do të diskutohen të enjën në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka se Projektligji për marzhat tregtare për produktet themelore ushqimore dhe Projektligji për kontratat për investimet publike do t`i japin goditje të rëndë ekonomisë së tregut dhe konkurrencës së lirë në Kosovë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se në projektligji i parë miratohen të Kuvend do të falimentojnë tregtarët e vegjël dhe të mesëm.

Nëse ky projektligj miratohet kështu siç është përgatitur nga Qeveria, do të falimentojnë tregtarët e vegjël dhe të mesëm. Në treg do të mbeten vetëm disa tregtarë të mëdhenj, të cilët mund të përballojnë marzhat shumë të ulëta për shkak të ekonomizimit të shkallës që tanimë e kanë arritur. Sapo të falimentojnë tregtarët e mesëm e të vegjël, të mëdhenjve do tu rriten shitjet dhe fitimet. Ky do të jetë efekti në përfundimtar i këtij projektligjit, krahas çrregullimeve masive në ofertë në afat të shkurtër”, ka shkruar ai.

Lajme të ngjashme