Hoti për qeverinë e ardhshme: Do të drejtohet nga LDK-ja - NACIONALE

Hoti për qeverinë e ardhshme: Do të drejtohet nga LDK-ja

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ish-ministri i financave, Avdullah Hoti beson se qeveria e ardhshme do të drejtohet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këto deklarime i bëri duke u bazuar në mbështetjen e qytetarëve dhe në rrugëtimin e deritanishëm të partisë që me sondazhet e fundit ka shënuar rritje thuajse të dyfishtë.

“Gati me siguri të plotë flasim që Qeveria e ardhshme do jetë e udhëhequr nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Mënyra se si bëjmë politikë ne, shpesh marrim kosto mbi vete për hir të proceseve, për rëndësinë që kanë ato procese dhe shtetndërtimin e Kosovës. Me kalimin e kohës kjo gjë po reflektohet në besimin e qytetarëve ndaj LDK-së”, tha Hoti në emisionin “Këndi i Debatit”.

Lajme të ngjashme