Hoti pas sulmit ndaj ish-kryeministrit të Japonisë: Lus zotin të mbijetojë
Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pas sulmit ndaj ish-kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe.
“Ndjej keqardhje për sulmin ndaj ish Kryeministrit të Japonisë dhe mikut të Kosovës, Shinzo Abe. Lus zotin që ai t’i mbijetojë këtij sulmi, të shërohet dhe t’i kthehet familjes dhe aktiviteteve të tij”, ka shkruar Hoti.
“Kosova i është mirënjohëse përherë atij dhe Japonisë për mbështetjen në fazat më të rëndësishme të konsolidimit të shtetësisë në arenën ndërkombëtare, për mbështetjen në rindërtimin e Kosovës pas luftës dhe në financimin e shumë projekteve zhvillimore, si në nivel qendror ashtu edhe në nivel lokal”, ka shkruar ish-kryeministri Hoti.