Hoti: Me gjasë duhet të përgatitemi për zgjedhje të reja - NACIONALE

Hoti: Me gjasë duhet të përgatitemi për zgjedhje të reja

3 vjet më parë

nga Muharrem Kafexhiu

Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se duhet të përgatitemi për zgjedhjet e reja.

Në një intervistë dhënë T7, Hoti ka dhënë se nuk ka gjasa që kjo qeveri të çojë mandatin deri në fund.

“Me gjasë duhet të përgatitemi për zgjedhje, sepse kjo Qeveri nuk ka asnjë logjikë të vazhdojë deri në vitin 2025”, tha Hoti.

Megjithatë, kur u pyet rreth asaj nëse Hoti do të jetë sërish mandatar për kryeministër nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ai i mohoi këto.

Sipas tij, LDK ka një kryetar të ri dhe se po konsolidon radhët e veta.

Lajme të ngjashme