Hoti ia kujton Kutit premtimet për sportin: Asnjë prej tyre s’u realizuan, shumë nga to as nuk kanë nisur
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti i ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti premtimet elektorale në sport.
Hoti në një shkrim në rrjetin social Facebook, ka përmendur disa prej këtyre premtimeve.
“1. Ndërtimi i Stadiumit Nacional;
2. Ndërtimi i Pishinës Olimpike;
3. Ndërtimi i Qendrës Multifunksionale;
4. Sporti – Prioritet shtetëror;
5. Financimi i qendrave multifunksionale sportive (çdo vit me nga 15 milionë euro);
6. Renovimin e sallave dhe terreneve sportive ekzistuese;
7. Programe për trajnimin dhe zhvillimin e trajnerëve;
8. Program për mbështetjen e shkollave të sportit.”
Hoti ka thënë se asnjë nga këto premtime nuk është realizuar, dhe se shumë prej tyre, as nuk kanë nisur.
“Tendenca për të marrë merita nga suksesi i sportistëve tanë në lojërat olimpike pa bërë asgjë është akt mashtrimi.” – ka shkruar ai në fund.