Hill flet për zgjedhjet në Serbi, i kërkon autoriteteve serbe që t’i adresojnë mangësitë - NACIONALE

Hill flet për zgjedhjet në Serbi, i kërkon autoriteteve serbe që t’i adresojnë mangësitë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Christopher Hill, amabsador i ShBA-së në Serbi, ka komentuar zgjedhjet në Serbi, të cilat u përcollën me reagime të shumë, por edhe me kritika për parregullsi.

Në një video në platformën “X”, Hill ka deklaruar se OSBE-ja dhe vëzhguesit ndërkombëtarë e nxjerrin në shesh numrin e mangësive në këto zgjedhje. Ai ka kërkuar që këto çështje të adresohen.

“Ka shumë gjëra që Serbia duhet t’i bëjë gati për këtë udhëtim [drejt Perëndimit]. Sigurisht, sundimi i ligjit është njëra nga to, por ka edhe shumë çështje të tjera që ne duhet t’i kuptojmë për atë se si mund të ecim përpara. Mendoj se është e vërtetë për secilin shtet që zgjedhjet janë “test zemre” i demokracisë dhe mendoj se vëzhguesit ndërkombëtarë, OSBE-ja, që ishte këtu në Serbi, e nxjerrin në shesh numrin e mangësive në këto zgjedhje. Është shumë e rëndësishme që serbët, Serbia, të punojnë me OSBE-në, të punojnë me vëzhguesit ndërkombëtarë për t’i adresuar këto çështje. E dini, zgjedhjet kanë një mënyrë që disi të shkaktojnë përçarje, por nuk mund të keni demokraci pa zgjedhje, prandaj zgjedhjet janë vërtet thelbësore për procesin demokratik.” – deklaroi Hill, transmeton Nacionale.

Lajme të ngjashme