Hetuesit ukrainas mbërritën në vendin e rrëzimit të raketës në Poloni - NACIONALE

Hetuesit ukrainas mbërritën në vendin e rrëzimit të raketës në Poloni

3 vjet më parë

nga Lirim Krasniqi

Hetuesit ukrainas kanë mbërritur në vendin në Poloninë lindore që u godit nga një raketë të martën, tha një burim për CNN.

Një hetim i përbashkët polak dhe amerikan është duke u zhvilluar në vendin e rrëzimit të raketës, pranë fshatit lindor polak Przewodow, pak më shumë se gjashtë kilometra larg kufirit me Ukrainën.

Presidenti ukrainas Zelensky tha dje se ai nuk ka dyshim se shpërthimi nuk është shkaktuar nga një raketë ukrainase, duke shtuar se ai beson se Ukrainës tashmë duhet t'i ishte lejuar qasja në vend.

Lajme të ngjashme