Hetemi tregoi që “Arbër Vokrri pi e këndon me Radoicën”, Mehmetaj: Shqip këndojnë a? Patriot a? Besimtar a? - NACIONALE

Hetemi tregoi që “Arbër Vokrri pi e këndon me Radoicën”, Mehmetaj: Shqip këndojnë a? Patriot a? Besimtar a?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Pasi Kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi tregoi që zv/ministri Arbër Vokrri “e ka jaran, pi e këndon me Radoica Radomiriviqin”, ka reaguar gazetari Lirim Mehmetaj, duke ironizuar se “me siguri shqip këndojnë”.

Radoica Radomiroviq, ish-zëvendës ministër nga komuniteti serb (që nuk flet gjuhën shqipe) – sipas Lulzim Hetemit “është jaran me Arbër Vokrrin”.

Postimi i Mehmetajt:

Lulzim Hetemi: Arbër Vokrri e ka shumë jaran Radoicën, pinë e këndon me të nëpër kafe

“Arbër Vokrri e ka shumë jaran, e ka për zemër Radoica Radomiroviç-in. Jaran aq shumë e ka saqë shkon edhe pinë me të e këndon me të e… nëpër kafe”.

Kështu po tregon Lulzim Hetemi, kryetari i Leposaviqit, për raportin e afërt të politikanit serb Radoica Radomiroviç me zëvendës-ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal nga radhët e Vetëvendosjes, Arbër Vokrrin.

Përndryshe ky Vokrri e luan patriotin fort, po me Radoicën po i shkojka kënga shumë... me siguri shqip këndojnë, apo?

E çuditshme është se ky Vokrri ia mban vetës edhe për besimtar i devotshëm shumë, e tash qysh edhe besimtar edh m pi me Radoicën?

Po s’është çudi, kameleonë janë këta VV-jcat.

Lajme të ngjashme