Haziri del me sqarim: Asgjë s’ka ndryshuar, Vjosa Osmani e vetmja nga LDK e nominuar për presidente - NACIONALE

Haziri del me sqarim: Asgjë s’ka ndryshuar, Vjosa Osmani e vetmja nga LDK e nominuar për presidente

1 ditë më parë

nga NACIONALE

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri ka dalë me sqarim pasi nuk e përjashtoi emrin e tij për kandidat për kryeministër.

Në një shkrim në Facebook, ai ka thënë se “asgjë nuk ka ndryshuar, dhe se nominimi i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së”.

“Asgjë s’ka ndryshuar. Nominimi për presidente i Vjosa Osmanit mbetet i vetmi emër nga radhët e LDK-së. Në kuadër të debatit paszgjedhor, në emër të LDK-së kam paraqitur parimet gjithëpërfshirëse dhe modalitetet për bashkëpunim të mundshëm, për krijimin e stabilitetit politik dhe institucional.

Kryetari Lumir Abdixhiku mbetet adresa e vetme për zhvillimin e proceseve politike në të ardhmen e afërt.

Kërkesat politike, ndërkaq, çfarëdo natyre qofshin, do të trajtohen brenda strukturave legale të LDK-së.

Demokracia është barazvlefshme me lirinë dhe pavarësinë e Republikës.

Kauza “një parti, një shtet” është kauzë e humbur”, ka shkruar Haziri.

Lajme të ngjashme