Haxhiu viziton Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë - NACIONALE

Haxhiu viziton Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka vizituar Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë.

Ajo me një postim në “Facebook” tha se u njoftua nga drejtori i qëndres Benasim Medic për punën dhe aktivitetet që kryhen aty.

“Ditën e fillova me vizitë në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë. Nga drejtori i QP Mitrovicë, Benasim Medic, u njoftova për punën dhe angazhimin e stafit, mbarëvajtjen e rendit shtëpiak si dhe format e angazhimit të personave të dënuar. Qendra e Paraburgimit në Mitrovicë është shembull i mirë i bashkëpunimit ndërmjet të gjitha komuniteteve si dhe shembull i mosdiskriminimit.”, shkruan Haxhiu.

Lajme të ngjashme