Haxhiut nuk i pëlqen raporti i IKD-së: Nuk i kanë informacionet e duhura - NACIONALE

Haxhiut nuk i pëlqen raporti i IKD-së: Nuk i kanë informacionet e duhura

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu ka deklaruar se nuk qëndrojnë ato që u përmendën në raportin e IKD-së, sa i përket përformancës së anëtarëve të KGJK-së, KPK-së, si dhe korelacionin e tyre me ministrinë e drejtësisë.

Haxhiu tha se meqë KGJK e KPK kundërshtuan amandamentet kushtetuese për Vetting, e në ato janë në Kuvend, të natyrshme kanë qenë deklarimet për këtë çështje sipas saj.

“Mendoj që nuk qëndrojnë, është e vërtetë që për disa reforma ne kemi pasur mungesë të bashkëpunimit, për faktin se ju e dini tashmë ka qëndrime publike. Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial, nuk i kanë mbështetur amendamentet Kushtetuese për Vettingun, megjithatë ato janë në Kuvendin e Kosovës dhe për faktin që ata nuk kanë pasur si me thënë mbështetje për këto procese natyrisht se pastaj ka pasur edhe deklarata publike për të njëjtat”, u shpreh ministrja.

Ndërsa sa i përket mungesës së bashkëpunimit të ministrisë që ajo udhëheq, Haxhiu është shprehur se “nuk i kanë informacionet e duhura”.

“Duket që nuk i kanë informacionet e duhura, por ne kemi pasur përpjekje maksimale që të angazhohemi, që të kemi bashkëpunim edhe me shoqërinë civile madje Ministria e Drejtësisë gjatë gjithë kësaj kohe ka pasur një bashkëpunim shumë të mirë me organizatat e shoqërisë civile por po ashtu edhe me gjithë partnerët tjerë. Kanë dërguar komente, i kemi marrë parasysh disa, disa për shkak të qëndrimeve ndryshe të shumicës së anëtarëve nuk kanë ecur tutje, por megjithatë ne jemi duke bërë përpjekje maksimale që sa më parë t’i dërgojmë këto ligje në Kuvend të Kosovës por para se t’i dërgojmë ato na duhen edhe disa konsultime me Këshillin Gjyqësor dhe pastaj do t’i publikojmë edhe për opinionin publik dhe për anëtarë tjerë të grupit punues dhe do të ecim tutje”, deklaroi tutje Haxhiu.

Lajme të ngjashme