Haxhiu kërkoi që opozitës t’i ndalohet me ligj të flasë për Astrit Deharin, Hoxha e PDK-se: Turp dhe verbëri - NACIONALE

Haxhiu kërkoi që opozitës t’i ndalohet me ligj të flasë për Astrit Deharin, Hoxha e PDK-se: Turp dhe verbëri

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Pas deklaratave të deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, për rastin Dehari që sipas tij “Qeveria emrat e vëllezërve Dehari i ka përmendur vetëm për qëllime politike”, reagoi sot në Kuvend ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se “juve ua kisha ndalu me ligj të flisni për Astrit Deharin”.

Ndaj deklaratës së Haxhiut ka reaguar deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, e cila përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook e ka quajtur “mjerim dhe verbëri”

Në dhomën e fjalës së lirë, aty ku kuvendohet, Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu i thotë deputetit të zgjedhur nga populli " ty ta kisha ndalu me folë me ligj"”, - ka shkruar Hoxha.

Lajme të ngjashme