Dauti: Në vendet ku vidhen mostrat, njërëzit nuk dëshirojnë të jetojnë aty
Analisti politik, Daut Dauti i cili edhe vet jeton në Britani të Madhe, ka thënë se në një vend ku vidhen mostrat, duke i ju referuar zhdokjes së mostrave në Rastin Dehari, e dhomat e dëshimve në Polici, e cila kishte ndodhur vite më parë, aty njerëzit nuk duan të jetojnë.
Dauti ka thënë se njerëzit zgjedhin të jetojnë në një vend tjetër, ku ndihen më të barabartë me vendasit e vendit të huaj, se sa të rrijnë në vendin e vet, por që në raste si këto nuk zbulohet asnjëherë hajni.
Statusi i plotë i Dautit:
Në vendet ku vidhen mostrat dhe dhomat e dëshmisë policore, njerëzit nuk dëshirojnë të jetojnë. Nëse kanë mundësi, shkojnë në një vend të huaj ku e ndjejnë veten më të sigurt dhe më të barabartë me vendasit.
P.S. Në këto raste nuk është problem i madh vjedhja e dëshmive dhe mostrave, por është fakti që nuk gjendet se kush është hajni.