Haxhiu: Kam informacione se katër deputetë mund të largohen nga VV-ja
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se ka biseduar me disa deputetë të shumicës dhe se ka mësuar që katër prej tyre janë në dyshim.
Sipas tij, tetë është e pamundur të largohen, porse për më shumë kërkoi që të pyetet vetë Arben Gashi, njeriu që shpalosi këtë informacion në publik.
Tutje, Haxhiu shtoi se deputetët që pritet të largohen mund t'u bashkohen subjekteve tjera.
“Për këto tetë vota përgjigjen më të mirë do të jepte Arben Gashi. Pas këtyre fjalëve, fola me disa deputetë të mazhorancës. Ata më thanë se ka dyshime për katër prej deputetëve, por jo tetë. Pra mund të ketë katër deputetë që mund të ikin prej VV-së dhe t’i bashkohen subjekteve tjera. Por, për më shumë pyeteni vetë Arben Gashin”, tha ai në T7.
