Haxhiu: Ish-prokurorët dhe gjyqtarët serbë janë paguar nga Serbia që nga viti 2017 dhe kanë kryer veprime kundër Kosovës - NACIONALE

Haxhiu: Ish-prokurorët dhe gjyqtarët serbë janë paguar nga Serbia që nga viti 2017 dhe kanë kryer veprime kundër Kosovës

2 orë më parë

nga NACIONALE

Ushtruesja e Detyrës së Presidentit, Albulena Haxhiu, në një konferencë për shtyp ka folur edhe për prokurorët dhe gjyqtarët serbë të dorëhequr.

Haxhiu ka thënë se këta ish-prokurorë dhe gjyqtarë janë paguar nga Serbia që nga viti 2017 e deri më tani.

Ajo gjithashtu ka thënë se të njëjtit kanë punuar kundër Republikës së Kosovës, duke ndërmarrë veprime për bllokimin e rrugëve.

“Me lejoni t’i ndaj disa informacione të rëndësishme me ju. Referuar të dhënave që kam për këta ish-prokurorë dhe gjyqtarë serbë, si dhe stafi mbështetës administrativ, kanë përfituar dhe vazhdojnë të përfitojnë financiarisht nga Serbia. Pjesa dërrmuese e tyre kanë pranuar dhe vazhdojnë të pranojnë mjete financiare në forma të ndryshme nga Serbia që nga viti 2017 e deri më tani. Edhe gjatë kohës sa kanë qenë gjyqtarë në institucionet e Kosovës, janë paguar nga Serbia. Lojaliteti i treguar për Serbinë është përkthyer edhe me mjete financiare, në kohën kur është pritur që të njëjtit të kryejnë detyrën në dobi të qytetarëve dhe interesave të Kosovës. Ka raste ku ish-gjyqtarë dhe prokurorë kanë marrë pjesë në takime të ndryshme në Serbi dhe Kosovë, ku janë diskutuar plane dhe janë ndërmarrë veprime për bllokimin e rrugëve, për të kundërshtuar institucionet e Kosovës në përpjekje për zbatimin e rendit dhe ligjit në Republikën e Kosovës”, tha Haxhiu./Nacionale

Lajme të ngjashme